
Asteroidi më i madh i zbuluar ndonjëherë nga NASA
Agjencia hapësinore NASA ka konfirmuar se asteroidi më i madh i zbuluar ndonjëherë është më shumë se 128 kilometra i gjerë dhe peshon 500 trilionë tonë.
Këtë e ka konfirmuar teleskopi hapësinor të NASA i quajtur Hubble. Superasteroidi i emërtuar “Bernardinelli-Bernstein” u zbulua për herë të parë në vitin 2010, por madhësia reale e këtij trupi hapësinor është konfirmuar sot.
Bërthama e kësaj komete është rreth 50 herë më e madhe se e asteroideve të tjerë të ngjashëm dhe më e madhja që deri më tani ka parë NASA. Kjo kometë është aktualisht 2 miliardë milje larg Diellit dhe po shkon drejt Tokës.
Por NASA ka konfirmuar se nuk përbën rrezik dhe kërcënim për planetin tonë.
*Tibo News.