Asnjë i intubuar në spitalin Covid-3

Teksa shifrat e infektimeve me Covid kanë pësuar ulje, mestarsisht çdo ditë në spital paraqiten rreth 7 pacientë, nuk mungojnë edhe ata me prekje pulmonare.

Të shtruarit janë nga mosha 30 vjeç, por asnjë prej tyre nuk është i intubuar apo në terapi intensive.

Pacientët  të cilët paraqiten në spital në gjendje të rëndë shëndetësore po trajtohen edhe me oksigjeno-terapi.

Mjekë rekomandojnë kryerjen e vaksinës antiCovid për të shmangur format e rënda të sëmundjes.

*Tibo News