AlbanianEnglish

Asnjë humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të qytetarëve të infektuar nga Covid.

Në 24 orët e fundit, janë plot 529 raste në këtë bashki, ndërsa në total janë konfirmuar 1062 të prekur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2115 testime, ndërsa janë shëruar 768 pacientë. Ndërkohë shifrat kanë qenë të lëkundura përgjatë gjithë këtyre ditëve, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë kufizim në vend. Në bilancin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në spitalin Covid3 po marrin trajtim mjekësor 32 pacientë.

Lajmi i mirë është se nuk ka humbje jete si pasojë e Covidit. Pas Tiranës, bashkitë me numrin më të lartë të të infekturave janë Fieri, Durrës, Lushnja, ndërsa më pak raste ka në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë dhe Kolonjë.

*Tibo News

You don't have permission to register