Artur Spanjolli, shqiptari i suksesshëm në pikturë, skulpturë dhe shkrim

Artur Spanjolli është shkrimtar shqiptar. Ai ka mbaruar studimet në Liceun artistik të Durrësit,ndërsa në vitin 1989 shkroi poezitë e para, të cilat i mblodhi në tre vëllime, por arriti t’i publikonte në vitin 1994  në librin me titull “Nata e qiparisave të huaj”, krijimtaria e tij nuk do të ndalte këtu. Çmimi “Të rinjtë takojnë Europën, organizuar nga televizioni Italian Rai do ta çonte Arturin drejt Italisë.

Dhe pse i ndodhur midis dy kulturave të ndryshme ai sërish ndjehet shqiptar dhe i privilegjuar prej eksperiencave qëe ka marrë ndër vite. Së fundmi ai ka sjellë për lexuesin shqiptar librin e tij të parë në gjuhën shqipe “Gjelat këndonin ndryshe”.