
Artistja fituese e çmimit “Oscar” në “The Simpsons”?
Billie Eilish, së bashku me Lisa Simpson do të shfaqen në një episod, me titull “When Billie Met Lisa”.
Muzikantët e njohur kanë qenë gjithmonë pjesë “The Simpsons” që nga sezoni i parë që shfaqi Ron Taylor, deri në sezonin e 33-të me Weeknd.
Për këtë arsye, pjesëmarrja e yllit të popit nuk ishte një çudi.
Transmetimi do të jetë në Disney +, më datë 22 prill.
Ky film i shkurtër do të ndjekë dyshen nga momenti kur ata takohen, ndërkohë që Lisa po kërkon një vend të qetë për të luajtur me saksofonin e saj, deri në bashkimin e saj në studion e Billie-t.
Disney njoftoi në deklaratën e saj për shtyp se takimi do të jetë i paharrueshëm për Lizën dhe se ata mendojnë se do të jetë i paharrueshëm gjithashtu edhe për shikuesit.
Pas shkëlqimit të artistes 20-vjeçare në Coachella si titullarja më e re në historinë e festivalit, ajo gjithashtu mezi po e pret episodin.
*Tibo News