
Arti i Ukrainës në kohë lufte
Edhe pse të shënjestrosh trashëgiminë kulturore është një krim lufte, zakonisht është një nga pasojat që ndodh.
Vendet kulturore shpesh trajtohen si një front i dytë, plaçkiten, dëmtohen dhe shkatërrohen, si një agresor për të vendosur pushtetin, demoralizuar dhe shkatërruar armikun.
Që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, identiteti kulturor ka qenë në qendër të axhendës së Putin.
Ndërkohë që vendet kulturore gjithmonë pësojnë dëme , po bëhet gjithnjë e më e qartë se një nga planet kyçe të Rusisë është fshirja e këtyre shenjave kulturore e historike të Ukrainës
Ukraina është gëmë e gjerë kulturore, vizuale dhe materiale, e pasur me muzeume, monumente, arkiva dhe arkitekturë.
Të gjitha këto kanë qenë në rrezik të madh shkatërrimi që nga fillimi i luftës, si kolateral ashtu edhe i qëllimshëm.
Kjo trashëgimi kulturore jo vetëm që ndikohet, por në shumë mënyra është e implikuar dhe qendrore në konfliktin e armatosur.
Këto janë gjëra që njerëzit tregojnë se janë faktorë unifikues për shoqërinë e tyre.
Ato janë reflektime të prekshme të identitetit të tyre.
*Tibo News