
Arsyet shëndetësore se pse duhet të kemi një qen në jetën tonë
Padyshim që kushdo që pjesë të jetës ka një kafshë e kupton shumë mirë rëndësinë e tyre.
Jo më vetmi, dashuri pa kushte, ndjesi të ngrohta shpirtërore e të tjerë.
Përveç këtyre përjetimeve emocionale, janë edhe disa përfitime shëndetësore që vijnë nga të paturit një qen.
- Ulja e presionit të lartë të gjakut dhe normalizimi i rrahjeve të zemrës
Sipas studimeve, prania e një qeni redukton stresin, për çdo ndërveprim me të aktivizohet hormoni i lumturisë duke na bërë të ndihemi më të dashur dhe më të qetë.
- Më shumë mundësi për aktivitet fizik
Duhet të kesh kohë për t’iu përkushtuar dhe kjo lidhet me shëtitjet që duhet të bëjë qeni, të paktën 2 herë në ditë.
Nga ky aktivitet mund të përfitosh edhe ti, duhet të ecësh për disa minuta/orë me të, duhet të përshtatesh me ritmin e tij nëse vrapon etj.
- Ndërtimi i muskujve gjatë lojës
Qentë e duan aktivitetin fizik sa më të fortë dhe sa më intensiv, duan të vrapojnë, t’i ndjekësh dhe ti, të luajnë, të të tërheqin kur po e shëtit me litar dhe të gjitha këto ndihmojnë edhe muskujt e tu.
Sa më i madh qeni aq e madhe është sfida.
- Përmirësimi i shëndetit mendor
Prania e një kafshe në jetën e njeriut është e vërtetuar shkencërisht që të bën të ndihesh më i çlodhur, redukton dhe parandalon ankthin, të bën më social, më pak nevrik.
Përgjegjësia që merr për ta rritur të formon gjithashtu edhe psikologjikisht.