Arsyet pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje

Le ta pranojmë, sa herë ka ndodhur të keni gabuar në diçka dhe më pas kërkimi i faljes ka ardhur me shumë sforcim. Mos u shqetësoni, sepse nuk jeni të vetmit! Ky ngurrim për të kërkuar falje është një qasje që e kanë shumë njerëz dhe ka disa arsye që qëndrojnë pas kësaj. Ja pesë prej tyre:

-Duan të mbrojnë egon e tyre

Ndonjëherë, pranimi i fajit mund të nxjerrë në pah anën e brishtë të egos, gjë që “kërcënon” deri diku imazhin e ndërtuar në punë, familje, shoqëri etj.

-Kanë vështirësi për të kuptuar ku kanë gabuar

Nëse keni pasur ndonjëherë një mik që duket se nuk e kupton ku ka gabuar, ai/ajo mund të ketë probleme në leximin e atyre që njihen si “shenja sociale”, pra rregullave se si funksionon një shoqëri e caktuar. Edhe nëse u tregoni atyre se duhet të kërkojnë falje, sërish do ta kenë të vështirë për të kuptuar pse është e nevojshme.

-Atyre u mungon inteligjenca emocionale

Disa njerëzve mund t’u mungojë inteligjenca emocionale (aftësia për të menaxhuar emocionet tuaja dhe për të kuptuar emocionet e njerëzve përreth). Kur dikush ka pak ose absolutisht aspak inteligjencë emocionale, ata kanë vështirësi për të njohur ndikimin e veprimeve të tyre tek të tjerët, përfshirë edhe mungesën e një faljeje.

-Ndihen të pasigurt ose të turpëruar për diçka

Ndodh që edhe pse këta persona janë të vetëdijshëm 100% se kanë gabuar dhe duhet kërkuar falje, ata mund të kenë frikë të duken të dobët ose të pasigurt. Pranimi i gabimit sipas tyre nxjerr hapur papërsosmëritë, duke i lejuar të tjerët t’i kritikojnë sesi e kanë trajtuar një situatë të caktuar