
Arsyeja pse duhet të konsumoni çdo ditë boronica të kuqe
Konsumimi i boronicave të kuqe çdo ditë mund të jeë çelësi për një zemër të shëndetshme.
Një studim i fundit ka zbuluar se kryesisht meshkujt që konsumojnë 100 gramë boronica të kuqe çdo ditë përjetuan shenja të rëndësishme të përmirësimit të funksionit të zemrës pas një muaji.
Studiuesit pohuan se efektet e boronicave të kuqe të pasura me antioksidantë, ndikojnë në qarkullimin e gjakut në arterie brenda dy orësh pas konsumimit.
Prej kohësh është thënë se boronica e mban zemrën të shëndetshme, duke parandaluar inflamacionin dhe duke mbrojtur qelizat nga dëmtimi.
Studimet e mëparshme kanë treguar se ato mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve, ulçerës në stomak dhe kancerit.
Por mjekët rekomandojnë të hani boronicat e papërpunuara ose të përziera në vend që t’i konsumoni në formë lëngu, për shkak të ngarkesës me sheqer.
Studimi është publikuar në revistën Food & Function.