AlbanianEnglish

Arsyeja e ngjyrave të ndezura te mbretëresha Elizabetë

Përveç kohës së gjatë në mbretërim, Elizabeta e dytë , njihet edhe për kombinimet që u bën veshjeve të saja, të cilat nuk i kanë shpëtuar kurrë vëmendjes. Mbretëresha ka rregulla në sjelljen e saj që u përmbahet rreptësisht, megjithatë ka edhe ngjyrat e ndezura që as nuk shtojnë e as nuk thyejnë rregulla.

Një detaj dhe karakteristikë tjetër është se çdo kombinim ka numrin unik dhe rastin në të cilin është veshur. Kjo ka një arsye padyshim, ajo nuk do të ngatërrohet dhe të paraqitet dy herë radhazi në evente, me të njëjtën veshje.

Shumë njerëzve mund t’ju ketë rënë në sy fakti që ajo gjithmonë zgjedh ngjyra të ndezura. Thelbi i këtyre ngjyrave është që të bëjnë mbretëreshën të dallohet në turmë, në këtë mënyrë, çdo subjekt është në gjendje ta pikasë pavarësisht largësisë.

Ajo dëshiron të bjerë në sy, të jetë e dukshme, do që njerëzit të thonë: “Unë pashë mbretëreshën”. Njerëz të ndryshëm e përshkruajnë këtë si një lloj lëvizje egocentrike, por pas gjithë kësaj padyshim që fshihen edhe të tjera histori, në këtë rast një emocionale.

Kur mbretëresha mori fronin, u betua se do t’i shërbente popullit të saj dhe këtë rol e mori seriozisht dhe afër zemre që në fillim.

Duke veshur veshje të tilla, që bien në sy, ajo ka një mesazh për çdo banor, t’i tregojë gjithsecilit se ajo është aty për ta dhe mund t’i shohë.

You don't have permission to register