
Arsyeja dhe simbolika e bluzës gri te Zuckerberg
Njerëzit më të suksesshëm e të pasur kanë gjithmonë zakone të cilat ngjallin interes për publikun.
Bill Gates ka gjithmonë tre gjëra në tavolinën e tij për të qenë më produktiv, Elon Musk ka një rutinë të përditshme mëngjesi që e ndihmon atë të krijojë ide të reja.
Secili ka “fiksimet” e veta, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk mund të krahasohet me atë të Mark Zuckerberg, themeluesit të Facebook.
Prej shumë vitesh, biznesmeni amerikan ka zgjedhur të ketë në dollapin e tij vetëm bluza gri, me mëngë të shkurtra dhe mëngë të gjata, duke iu përshtatur kushteve të motit.
Çdo mëngjes ai shkon në zyrë i veshur me të njëjtën veshje.
Një bluzë e thjeshtë gri, pa kostume, pa kravata, pa veshje zyrtare.
Në fakt, ai respekton me nderim kodin e tij të veshjes, përveç në disa raste, në të cilat është detyruar nga rrethanat.
Pse e bën këtë ai?
Mark shpjegoi në një intervistë duke thënë se:
“Unë dua ta formësoj jetën time në atë mënyrë që të më duhet të marr sa më pak vendime të jetë e mundur, përveç mënyrës se si mund t’i shërbej më mirë komunitetit të Facebook. Jam shumë me fat që kur zgjohem çdo mëngjes, u shërbej më shumë se një miliard njerëzve. Ndihem sikur nuk po e bëj mirë punën time nëse shpenzoj energjinë për gjëra të padobishme.
Kështu që unë mund t’ja kushtoj energjinë time ndërtimit të produkteve dhe shërbimeve më të mira, për të na ndihmuar të arrijmë qëllimin tonë dhe për t’u dhënë njerëzve mundësinë për t’u lidhur me ata që duan. Pra, kjo është ajo që më intereson. Edhe pse tingëllon marrëzi, kjo është arsyeja që vesh një bluzë gri çdo ditë, nuk më interesojnë rrobat.”