ARRSH tregon rrugët problematike me borë: Pajisni gomat e makinës me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përditësuar njoftimin lidhur me situatën e reshjeve të shiut dhe të dëborës në vendin tonë. Përmes njoftimit në rrjetet sociale, ARRSH tregon se në disa zona vijojnë reshjet e dëborës dhe ndërkohë borëpastrueset po punojnë pa ndërprerje për të pastruar rrugën, duke shpërndarë kripën për të evituar ngricat. Ndërsa shoferët këshillohen që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në segmentet me prezencë të dëborës, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i plotë:

Në Peshkopi-Maqellare dhe Ulëz-Burrel vazhdojnë reshjet e dëborës
Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat
Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.