ARRSH thirrje drejtuesve të makinave të bëjnë kujdes nga bora

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri të martën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në qarkullimin me makina në rrugët kombëtare për shkak të motit të keq sidomos në verilindje dhe juglindje të vendit.

Punonjës të pushtetit lokal por dhe të ARRSH-së po punojnë për të mbajtur hapur rrugët, ndërsa shoferët e makinave janë të udhëzuar të përdorin goma dimri dhe zinxhirë në zonat malore.