ARRSH: Borëpastrueset në terren, qarkullimi vijon pa probleme, por kujdes!

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep një përditësim mbi situatën e ngricave në vendin tonë, ku njofton se borëpastrueset dolën në terren në të gjitha akset ku pati stuhi dëbore dhe prezencë të akullit.

Sipas ARRSH-së, gjatë natës intensiteti i reshjeve të borës pati rritje në Juglindje, ndërsa në veri rënie.

”Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë, Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë. Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore. Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimet si më poshtë: