Arrihet marrëveshja, TIBO, Tring dhe Klan transmetojnë ndeshjet e Kampionatit Europian

Për të gjithë abonentët e Tibo, në çdo cep të botës, fillon magjia dhe emocionet e papërshkrueshme!

Kampionati Europian i Futbollit 2024 me 51 ndeshje, në plot 31 ditë, me 24 skuadra, në 10 qytete pritëse dhe me 1 qëllim të vetëm, finalen e madhe të Berlinit dhe Trofeu i Fitores do të transmetohet i gjithi, ekskluzivisht dhe në cilësinë maksimale në platformën Tibo.

Platforma e dashur për të gjithë shqiptarët, ka arritur me sukses marrëveshjen me Platformën Tring, që i jep Tibo-s së bashku me Tv Klan,  të drejtën e transmetimit të ndeshjeve në dy kanale,  Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2 , të cilat nuk do mund t’i shihni askund tjetër në formatin HD, përveçse në ‘Tibo Live’ të 51 ndeshjet.

Shqiptarët do mund të shijojnë ndeshjet dhe të ndajnë emocionet me dëshirën që Kombëtarja jonë të kalojë sfidat dhe të kapë ëndrrën e finales, falë kësaj marrëveshje me Tring e cila zotëron paketën sportive më prestigjioze dhe gjithëpërfshirëse në vend, paketë nga e cila Tibo do të mund t’u dhurojë abonentëve tifozë të saj ekskluzivitetin për të shijuar ndeshjet në formatin OTT IPTV, në të gjithë globin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

Djemtë e Kombëtares me emocionet e trajnerit Sylvio Mendes Campos Júnior do jenë tashmë më të prekshëm se kurrë më parë, në çdo shtëpi dhe në çdo pajisje televizive, pa pasur nevojë për satelitë ose antena./ www.tibo.tv/bli

Eugen Tarja, administrator i TIBO USA

Michigan, Detroit