
Arrihet marrëveshja historike për vendet e prekura nga ndryshimet e klimës
Thuajse 200 vende të botës arritën një marrëveshje historike për krijimin e një fondi për të mbështetur vendet më të prekura nga ndryshimet e klimës. Vendet e varfra kishin insistuar prej 30 vjetësh që vendet e pasura të ndihmonin në shlyerjen e faturës për “humbjet dhe dëmet” të shkaktuara nga ngrohja globale.
Sidoqoftë, kritikët thonë se samiti COP27 në Egjipt nuk arriti aq sa duhet për reduktimin e emetimeve që shkaktojnë ndryshimet e klimës.