Arrestohet TikTok-eri shqiptar, veprime të turpshme gjatë live-it

Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke. Mësohet se ai është një tiktok-er shqiptar i njohur në rrjetet sociale me emrin “Hayate”, ndërsa emri i tij i vërtetë është Florian Zani.

Ai ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka patur një numër të madh denoncimesh, me pretendimet se abuzonte dhe ofendonte në lidhjet live në TikTok dhe YouTube ndaj personave me aftësi të kufizuara. Ai akuzohet edhe për racizëm ndaj personave me aftësi ndryshe, si dhe fyerje.

Arrestimi i të riut me origjinë nga Vlora u bë i mundur pasditen e djeshme.

Lajmi u bë me dije nga disa media greke, teksa shkruajnë se i riu kryente në rrjetin social veprime të turpshme me vajzat të cilat i ftonte në live-t e tij.

Lajmi origjinal nga media greke këtu.