Arrestohet sulmuesi i Manchester United

Mason Greenwood është arrestuar me dyshimin se ka shkelur kushtet e lirimit me kusht.

Sulmuesi i Manchester United, 21 vjeç, u arrestua në janar me akuzat për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje pasi imazhet dhe videot u postuan në internet.
Ai tani po merret sërish në pyetje me dyshimin se ka shkelur kushtet e lirimit të tij duke kontaktuar viktimën e tij të supozuar, sipas The Sun.

Policia e Mançesterit tha se është “në dijeni të një pretendimi në lidhje me një 21-vjeçar që ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe një arrestim është bërë mëngjesin e kësaj të shtune dhe se hetimet po vijonë”.

Brenda disa orësh pasi akuzat u shfaqën në internet, sulmuesi u pezullua që të luante ose të stërvitej me klubin Old Trafford deri në një njoftim të dytë.

Edhe Nike pezulloi marrëveshjen e sponsorizimit me Greenwood, dhe më vonë e ndërpreu atë, ndërsa Electronic Arts konfirmoi largimin e tij nga skuadrat aktive në lojën e FIFA 22.

*Tibo News