Arrestohet shoferi i aksidentit me tre viktima tek “Rruga e Arbrit”

Shoferi i një prej mjeteve që u përfshinë në aksidentin tragjik që shkaktoi tre viktima dhe katër të plagosur mbrëmjen e kaluar në në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, është vënë në prangat e policisë së shtetit.

28-vjeçari me inicialet E.L, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, dhe nga aksidenti humbën jetën 3 persona.

*Tibo News