Arrestohet këngëtarja Enca

Këngëtarja e njohur shqiptare Ruenca/Enca Haxhia ka përfunduar në prangat e policë. Mësohet se Policia e Tiranës ka ushtruar kontroll në shtëpinë e saj, teksa ka gjetur në ballkon 5 vazo të mbjella me kanabis.

Këngëtarja ka deklaruar se kanabisin e ka mbjellë për përdorim vetja. Ndërkohë që në komisariat ka përfunduar edhe i dashuri i saj.

Këngëtarja aktualisht banon në një shtëpi private pranë Qendrës Tregtare, TEG. Banesa e këngëtares ndodhet në afërsi të Tegut në një vilë private.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅