Arrestohet kardiokirurgu në Tiranë, videot intime me të miturën ua dërgonte tri grave

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se ka shfrytëzuar një vajzë të mitur, 16-vjeçe për prostitucion. 42-vjeçari është vënë në pranga pas informacioneve të siguruara në rrugë operative si dhe mbajtjes në vëzhgim të tij prej disa ditësh nga ku ka rezultuar se e mitura është shfrytëzuar prej tij për prostitucion për një periudhë 2-vjeçare.
Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar këtij të fundit i është sekuestruar telefoni ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 bashkëjetueseve të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare.
Burime pranë grupit hetimor kanë treguar se e mitura shkonte me dëshirën e saj në mënyrë të vazhdueshme te banesa e mjekut, por ka dyshimet që ai ta ketë manipuluar vajzën duke i premtuar se do martohej me të në të ardhmen.
Dervish Hasi është i njohur për policinë.
Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake i zbërthyer nga bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku. Pavarësisht se ky i fundit implikoi Hasin si një nga personat që kishte kthyer banesën e tij në vend për mbajtjen e armëve dhe municioneve, këto akuza nuk provuan.