Arrestohet Gigi Hadid me shoqen

Gigi Hadid dhe një shoqe e saj u arrestuan për posedim marijuane gjatë pushimeve në Ishujt Kajman, shkruajnë mediat amerikane

Supermodelja ka qenë duke udhëtuar me shoqen Leah Nicole McCarthy kur oficerët e doganës skanuan bagazhet e tyre pas mbërritjes në aeroport më 10 korrik.

Skanimi nxiti një kontroll më të plotë të bagazheve të çiftit, gjë që rezultoi në zbulimin e marijuanës dhe “veglave të përdorura për konsumimin e ganxhas”.

Hadid, 28 vjeç, dhe McCarthy u arrestuan me dyshimin për importimin e Ganjas dhe importimin e enëve të përdorura për konsumin e saj.

Të dyja gratë u transportuan në Qendrën e Paraburgimit të të Burgosurve për procedim dhe përfundimisht u liruan me kusht.

Hadid dhe McCarthy u paraqitën në Gjykatë më 12 korrik dhe u deklaruan fajtorë. Ata të dy u gjobitën me 1000 dollarë dhe iu shmangën një dënimi të regjistruar.