
Arrestohet biznesmeni dhe ish zyrtari i ministrisë së Shëndetësisë
SPAK ka arrestuar biznesmenin Ilir Rrapaj pasi akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, si dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Arrestimet janë kryer në lidhje me dosjen hetimore të koncesionit të sterilizimit.
Biznesmeni Rrapaj, i cili figuron aksioner në kompaninë që ka fituar koncesionin në vitin 2015 u ndalua në Dhërmi mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa masa e sigurisë arrest me burg iu komunikua edhe ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.