
0
90
Arrestohet 31-vjeçari që u shfaq në TikTok duke i dhënë hashash një të mituri
Policia e Lezhës ka vënë në pranga 31 vjeçarin Gëzim Kalia. Ky i fundit u shfaq në rrjetet sociale teksa i jep një të mituri cigare me lëndë narkotike kanabis për ta konsumuar.
Arrestimi i tij erdhi pas publikimit të videos në rrjetin social Tik Tok, në të cilën shfaqej 31 vjecari duke i dhënë hashash fëmijës së mitur.
