Arrestohet 27 vjeçari nga Tirana, presion të miturës për t’i dërguar online foto intime

Një 27 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, në kadër të opercionit Intimiduesi.

27 vjeçari nga Tirana me inicialet B.Ç është denoncuar nga një 15-vjeçare, pasi ajo ka deklaruar para uniformave blu se ai i kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto ose video intime për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Kjo është verifikuar nga ana e policisë, që ka publikuar dhe një pjesë të mesazheve kërcënuese nga 27-vjeçari drejt të miturës.

Nisur nga kjo ngjarje dhe të tjera të publikuara në media, policia dhe kryesisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, i bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht grave dhe vajzave, që në çdo moment që do konstatojnë profile me të dhënat ose fotot e tyre dhe që do të ndjejnë presion, shtanzh, pasiguri ose frikë, të paraqiten pranë zyrave në DVP Tiranë, për të depozituar kallëzim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15 vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.