
Arrestohet 26-vjeçari që përfundoi me BMW-në tek Diga e Liqenit
Policia ka vënë në pranga 26-vjeçarin Eldi Allushi i cili u shpall në kërkim pas aksidentit të frikshëm pranë liqenit artificial.
Sipas Policisë, 26-vjeçari do t’u nënshtrohet analizave për të vërtetuar nëse ka qenë ose jo nën efektin e alkoolit apo drogës në momentin e aksidentit, ku si pasojë e shpejtësisë së lartë, makina kaloi trotuarin, duke u ngjitur në digën e liqenit artificial.
Njoftimi nga policia:
Policia Rrugore Tiranë
Rreth orës 15:00 të ditës së martë, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e të hënës, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial.
Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin.
r