Arrestohen tre rumunë në Tiranë, vidhnin duke prodhuar karta të klonuara

Tre shtetas rumunë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë vjedhur shuma monetare duke ndërhyrë në sistemet kompjuterike, me anë të prodhimit të kartave të klonuara, te vjedhura dhe duke dëmtuar ATM. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në 2 institucione të ndryshme financiare në Tiranë.

Policia njofton se janë shpallur në kërkim tre rumunët: Florin Oprinoiu 51 vjeç, Marian Mihai, 45 vjeç, Adrian Simoiu, 20 vjeç, të tre banues në Rumani.

Ngjarjet në fakt kanë ndodhur në data të ndryshme ku Policia ka arritur të zbardhë, 2 raste mbetur në tentativë dhe 4 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga këta 3 persona.

Tre të shpallurit në kërkim klononin karta bankomati dhe raportohet të kenë përvetësuar rreth 5 milionë lekë.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve kriminale dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm të implikuar në këtë veprimtari.