Arrestohen dy policët malazez që dhunuan pedagogun shqiptar në kufi

Janë arrestuar ditën e sotme dy policët malazezë që dhunuan politikanin dhe pedagogun shqiptar Petraq Milo, teksa ndodhej në kufi. Ngjarja ka ndodhur para një muaji e gjysmë, por videoja është shfaqur ditëve të fundit.

Pas videos së publikuar ku u pa dhuna ndaj pedagogut, mediat malazeze njoftojnë se efektivët janë arrestuar dhe se ngjarja po hetohet e plotë.

Prokurori i Ulqinit ndërkohë ka urdhëruar policinë që të arrestojë efektivët Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç.

Dy efektivët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin- Muriçan.

*Tibo News