AlbanianEnglish

Arrestohen 2 të dyshuar, akuzohen për vdekjen e 51 emigrantëve në Teksas

Emigrantët e vdekur, 39 burra dhe 12 gra, u zbuluan të hënën në periferi të San Antonio, Teksas, në një nga tragjeditë më vdekjeprurëse të trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e fundit.

Dy të dyshuar të identifikuar si Juan Francisco D’Luna-Bilbao dhe Juan Claudio D’Luna-Mendez, të dy shtetas meksikanë, janë akuzuar për posedim të armëve të zjarrit gjatë qëndrimit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Një i dyshuar i tretë, një shtetas amerikan që drejtonte kamionin, gjithashtu është arrestuar dhe pritet të gjykohet, por momentalisht ndodhet në spital.

You don't have permission to register