Arnold Schwarzenegger flet për mikun e tij Bruce dhe largimin nga aktrimi

Më shumë se një vit pasi miku i tij u ngushtë Bruce Willis u tërhoq nga aktrimi, Arnold Schwarzenegger ka vendosur të flasë.

68 vjeçari Willis njoftoi përmes familjes së tij largimin mga aktrimi për shkak se në mars të 2022-shit u diagnostikua me afazi, sëmubdje që prek të shprehurit përmes fjalëve dhe aftësitë e të kuptuarit.

Familjarët e aktorit treguan se gjendja e tij nuk e lejon të aktrojë dhe se tashmë kërkon kujdesin e plotë larg kamerave.

Të dy, Bruce Willis dhe Arnold Scharzenegger mbeten dy nga yjet e Hollywood sidomos për filmat e tyre në vitet 1980 dhe 1990, ata u bënë dhe partnerë biznesi me Planet Hollywood ku u bashkua dhe Sylvester Stallone.

Arnold po xhiron pjesë të serive në Netflix Fubar, dhe 65 vjeçari ka folur për mikun e tij Willis në një intervistë me CinemaBlend.

“Ai është një njeri fantastik. Ka qenë gjithmonë, dhe prej vitesh me radhë ai mbetet një nga aktorët e mëdhenj. Ai gjithmonë do mbahet mend si i tillë. Është gjithashtu një njeri shumë i dashur, i drejtë dhe i dhembshur.

I kuptoj situatat e tuj, faktin që duhej të tërhiqej nga aktrimi, por në të vërtetë ai mbetet pjesë e jona. Ai kurrë nuk do zhduket nga kinematografia”.

Filmi i fundit i Willis quhet Assassin, lancuar në mars të 2023-shit.