
Arnold Schwarzenegger: Askujt nuk i plas për Ndryshimet Klimatike
Arnold Schwarzenegger thotë se përpjekja globale për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike është duke u gjymtuar nga problemi i tij themelor që është komunikimi dhe mënyra se si po adresohet problemi.
“Për sa kohë që ata vazhdojnë të flasin për ndryshimin e klimës globale, ata nuk do të shkojnë askund. Sepse askujt nuk i plas për këtë,” i tha Schwarzenegger korrespondentes së “Sunday Morning” të CBS, Tracy Smith.
Por çfarë ideje ka Arnold?
“Unë them kështu, le të vijojmë dhe ta riformulojmë këtë dhe të komunikojmë ndryshe dhe t’u themi vërtet njerëzve se ne po flasim për ndotjen. Ndotja krijon ndryshime klimatike dhe ndotja vret”, tha Schwarzenegger.
Bodybuilderi, aktori dhe ish-guvernatori 75-vjeçar i Kalifornisë është bërë një zë publik për ndryshimet klimatike përmes rolit të tij si mikpritës i Samitit Botëror Austriak, një konferencë globale për ndryshimet klimatike.
“Unë jam në një mision për të shkuar dhe për të reduktuar gazrat serrë në mbarë botën,” tha Schwarzenegger për CBS, “sepse unë jam për të pasur një trup të shëndetshëm dhe një tokë të shëndetshme. Kjo është ajo për të cilën po luftoj. Dhe kjo është kryqëzata ime.”
Ngrohja globale antropogjene shkaktohet nga një rritje e gazrave serrë, duke përfshirë dioksidin e karbonit, në atmosferë. Dioksidi i karbonit çliroher kur digjen lëndët djegëse fosile si qymyri dhe nafta.