Armiq në ekran, miq të ngushtë në realitet

Ajo dhe ajo që shpesh shohim në ekran, na përfytyrohet si e vërtetë, ndaj për rolet e disa personazheve ne harrojmë se e vërteta pas kësaj është krejt e ndryshme nga ajo që shohim.

Aktorë që kanë luajtur rolin e armiqve në ekran, pas xhirimeve kanë pasur një lulëzim të miqësisë.

 

  •  Robert De Niro dhe Al Pacino

Të dy aktorët legjendar janë miq prej 50 vitesh.

Edhe pse janë miq, ata luajtën si armiq në filmin ‘Body Heat’.

 

  • Chris Hemsworth dhe Tom Hiddleston

Chris Hemsworth dhe Tom Hiddleston në rol luajtën vëllezërit Loki dhe Thor, të cilët nuk i kishin marrëdhëniet edhe aq të mira.

Megjithatë, rezulton se aktorët janë goxha të afërt me njëri-tjetrit.

Ata janë miq dhe kënaqen shumë duke aktruar së bashku.

Në një intervistë, Hemsworth tha se: “Ju ose keni kimi me dikë ose nuk keni dhe fatmirësisht ne e kemi”.

 

  • Vanessa Hudgens dhe Ashley Tisdale

Pavarësisht se rivale në serialin ‘High School Musical’, Ashley Tisdale dhe Vanessa Hudgens vazhduan shoqërinë jashtë ekranit.

“Ajo që unë dua më shumë tek ajo, është se ajo është kaq e talentuar”-vuri në dukje Tisdale për Hudgens.

 

  • Kristen Stewart dhe Charlize Theron

Charlize Theron dhe Kristen Stewart luajtën të dyja në filmin ‘Snow White And The Huntsman’, si personazhe rivale.

Historia e miqësisë së tyre është mjaft interesante, pasi të dyja janë takuar në një fluturim.

Biseda e tyre dukej se po zgjaste pafund dhe të dyja shkuan shumë mirë.

 

*Tibo News