Armand Duka, prapë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Armand Duka është konfirmuar si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Tashmë ai do jetë anëtar edhe për një mandat 4-vjeçar.

Në procesin e votimit ai mori 45 vota nga 55 anëtarët e këtij organizmi në kongresin që u mbajt të mërkurën në Lisbonë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, mori mbështetjen më të madhe mes kandidatëve për anëtarë të Ekzekutivit të Futbollit Europian.

*Tibo News