
Arkëtimet e larta të TVSH-së nuk e nxisin rimbursimin
Arkëtimet buxhetore nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar shënuan rritje vjetore me 14% në muajin prill dhe 21% përgjatë gjithë katër mujorit.
Por në të njëjtën kohë qeveria ka ulur ritmet e rimbursimit të TVSH-së në mënyrë të ndjeshme.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë muajit prill 2022 u disbursua vetëm 6.4% e arkëtimeve bruto të TVSH-së nga 20.6 për qind e TVSH-së bruto që u rimbursua vitin e kaluar në prill.
Për të gjithë 4-mujorin, u rimbursua 5.9 % e TVSh-së bruto nga 19.5% që u rimbursua në 4-mujorin e parë të vitit 2021.
*Tibo News.