AlbanianEnglish

Ardern do të japë dorëheqjen si kryeministre e Zelandës së Re

Jacinda Ardern ka njoftuar se do të largohet nga posti i kryeministres së Zelandës së Re përpara zgjedhjeve të këtij viti duke thënë se nuk ka bërë mjaftueshëm. Dita e saj e fundit në detyrë do të jetë më 7 Shkurt dhe zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen me 14 Tetor.

Ardern, e cila u bë gruaja më e re në krye të qeverisë kur u zgjodh kryeministre në vitin 2017 në moshën 37-vjeçare, konfirmoi se Zelanda e Re do të shkojë në kutitë e votimit për zgjedhjet kombëtare më 14 tetor të këtij viti dhe se ajo nuk do të kandidojë për rizgjedhje.

“Është koha,” tha Ardern të enjten për planet e saj për të dhënë dorëheqjen si kryeministre duke shtuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për drejtësinë. Deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë për të gjetur zëvendësuesin e saj të dielën, shkruajnë mediat e huaja.

You don't have permission to register