Arbri, foshnja prematur që u shpëtua në maternitetin “Koço Gliozheni”

Arbri quhet fëmija prematur i cili lindi në Maternitetin “Koço Gliozheni”. Situata e tij ishte e vështirë për shkak të një komplikacioni dhe një diagnoze të rëndë.

Stafi mjekësor arriti të shpëtojë foshnjën falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe trajtimit të rastit të tij.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar historinë e Arbrit, për të cilin shkruan se ai ka kaluar rrezikun dhe është shëndoshë e mirë në krahët e nënës së tij.

Doktoreshë Alketa Hoxha ishte ajo që ndoqi rastin e tij dhe e trajtoi me terapi intensive.

*Tibo News