Arbër Hoxha: Spanja, skuadër e jashtëzakonshme, por ne duam të kualifikohemi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, doli këtë të premte në një konferencë për mediat nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen. Futbollisti kuqezi tha se është gjithmonë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kombëtaren dhe theksoi se ndaj Spanjës ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore.

“Aq sa kam minuta jam munduar të jap maksimumin për Kombëtaren. Në ndeshjen e dytë bëmë më mirë se në ndeshjen e parë. Me Kroacinë u futëm ndryshe në fushë, shënuam gol pastaj pësuam dy, por ne nuk u dorëzuam dhe realizuam sërish dhe barazuam. E kemi harruar ndeshjen me Kroacinë dhe jemi të fokusuar vetëm te Spanja. Besoj që do të arrijmë fitoren.