
Arabia Saudite ndalon filmin e “Marvel Studios”
Vazhdimi i “Doctor Strange” është ndaluar në Arabinë Saudite për shkak të superheroit kryesor,i cili i përket komunitetin LGBTQ.
Ky është një tjetër film i “Marvel Studios”, i cili përveçse nuk po mirëpritet, po ndalohet në vendet konservatore.
E gjitha kjo ka ardhur vetëm për shkak se pjesë të filmave janë historitë e lidhura me LGBTQ.
Vitin që lamë pas, “Eternals” kishte të planifikuar një shfaqje teatrale në Arabinë Saudite, por u anulua.
Arsye u bë përfshirja e një çifti të të njëjtit seks.
Vazhdimi i shumëpritur i “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”, i cili pritet të ketë hapjen e madhe më 6 maj, po përballet me të diçka të ngjashme.
Me sjelljen homoseksuale, ende të paligjshme në shumë vende, parashikohej që “Doctor Strange” si dhe filmi i ardhshëm i Pixar “Toy Story Lightyear”, i cili kishte një puthje të të njëjtit seks, do të përballeshin me një ndalim të ngjashëm me “Eternals”.
Sipas “The Hollywood Reporter”, biletat e rezervuara për “Multiverse of Madness” nuk janë më të disponueshme për t’u blerë në Arabinë Saudite, megjithatë filmi duket se është ende në rrugën e duhur për t’u shfaqur edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.