
Apple zhvendos prodhimin e iPhone në Indi
Kompania amerikane e teknologjisë Apple ka vendosur ta zhvendosë prodhimin e telefonave të saj më të fundit në Indi.
Gjigandi i teknologjisë tha këtë javë se do të fillonte prodhimin e versionit iPhone 14 në këtë vend.
Ekspertët e ekonomisë në J.P. Morgan presin që rreth 5% e celularëve të prodhohen atje deri në fund të vitit 2022. Por ata thonë se shifrat mund të ndryshojnë ndjeshëm deri në vitin 2025.
Apple ka larguar një pjesë të prodhimit nga Kina mes tensioneve në rritje mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Masat të rrepta kufizuese prej krizës shëndetësore dhanë një goditje të fortë në sektor.
Apple ka investuar ndjeshëm në Indi që nga viti 2017, kur për herë të parë filloi të prodhojë modelet iPhone atje.
Ky proces u pengua nga kriza shëndetësore, por me kufizimet që e lehtësuan në Indi, plot kompani të tjera po e shohin si mundësi të leverdishme.
Për momentin, ekspertët presin që Apple të mbështetet te firmat tajvaneze si Hon Hai dhe Pegatron për pjesët elektronike apo dhe qarqet.
Por në plan afatgjatë hamendësohet që kompania të kalojë te furnitorët indianë.
Apple prezantoi modelin iPhone 14 në fillim të muajit shtator. Modeli i ri është një përmirësim relativisht modest i versioneve të mëparshme.