
Apple premton ndryshimin e rëndësishëm këtë vit
Apple do të pësojë ndryshime të rëndësishme gjatë këtij viti. Kompania ka njoftuar se do të kriojë modalitetin e bllokimit falas që ndryshe do njihet me emrin Lockdown Mode.
Modaliteti është krijuar për të luftuar rastet e hakerimit të tilla si Malware Pegasus.
Konkretisht ka të bëjë me aktivizimin e mbrojtjes ekstreme ku askush përveç personit që posedon pajisjen Apple të mundet të gjurmojë, përgjojë apo të sigurojë akses.
Apple ka tregtuar prej vitesh pajisje teknologjike si iPhone, iPad dhe Mac duke i cilësuar si pajisjet më të sigurta. Megjithatë ka pasur raste të ndërhyrjes së hackerave. E duket se tashmë Apple e ka marrë seriozisht për të eleminuar çdo pasiguri.
*Tibo News