
Apple kap vlerën në treg prej 3 trilion dollarësh
Apple bëhet kompania e parë që arrin një vlerësim të aksioneve në treg me vlerën 3 trilionë dollarë.
Çmimi i aksioneve të firmës amerikane është rritur me 5.800% që kur bashkëthemeluesi dhe ish-shefi ekzekutiv Steve Jobs zbuloi iPhone-in e parë në vitin 2007.
Apple ka qenë një nga fituesit më të mëdhenj gjatë pandemisë, pasi bllokimet për shkak të virusit shtuan shpenzimet për pajisjet teknologjike.
iPhone përbën zakonisht rreth gjysmën e shitjeve të kompanisë, ndërsa njihet gjithashtu për tabletët e tij iPad dhe kompjuterët Mac.
Apple me bazë në Cupertino, Kaliforni u themelua në vitin 1976 nga Steve Jobs dhe partnerët e tij të biznesit Steve Wozniak dhe Ronald Wayne.