AlbanianEnglish

Aplikimet për në Universitet, maturantët edhe 6 ditë afat

Maturantët kanë edhe 6 ditë afat për të zgjedhur degët e preferuara për studimet e larta në universitetet publike dhe private. Më 29 korrik, në portalin u-Albania, nisin aplikimet për shkollat e larta.

Pas marrëveshjes mes dy qeverive, edhe maturantët e Kosovës këtë vit do të hyjnë në garë njësoj si të gjithë maturantët nga Shqipëria. Por para se të aplikojnë për degët e preferuara në universitetet shqiptare do t’iu duhet t’i nënshtrohen disa procedurave shtesë.

Ndërsa për ata të rinj që duan të ndjekin degët e mësuesisë, mesatarja mbi 7,5 do të jetë kusht për ta vazhduar masterin, por jo ciklin e parë Bachelor.

Edhe këtë vit në formularin A2, maturantët mund të plotësojnë deri në 10 preferenca për studimet e larta. Sistemi përllogarit fituesit në bazë të rezultateve të maturantëve dhe kritereve të vendosura nga shkollat e larta. Kusht për hyrjen në universitete, publike ose private, nota mesatare duhet të jetë mbi 6,5.

You don't have permission to register