Aplikimet për kredi me 0 interes për punonjësit e administratës, ja kush përfiton

Mbi 1 mijë punonjës administrate mjekë, policë dhe ushtarakë nga 300 që do përfitojnë, kanë aplikuar këtë vit për kredi me 0 interes për blerje banese.

Në radhët e ushtarakëve, Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura thotë se interes më të lartë nga familjet e reja që kishin mundësi aplikimi, ka treguar grupmosha 30-40 vjeç.

Në muajin Nëntor pritet të përfundojë edhe përgjedhja e 100 punonjësve përfitues për secilën kategori.

Për rastet kur kandidatët rezultojnë me pikë të barabarta, çdo ministri ka përcaktuar edhe kritere shtesë. Nëse punonjësi i administrates,përfitues i këtij programi lehtësues ndërmarrë nga qeveria largohet nga puna, kredia konvertohet në kredi tregtare.