Aplikacioni që lidh baballarët ukrainas me fëmijët

Kur Ruslan Mykhalchenko lë familjen e tij në Holandë për t’u kthyer në Ukrainë, një nga gjërat që do t’i mungojë më shumë është t’i lexojë vajzës së tij 5-vjeçare, Olivias një histori para gjumit.

Është një realitet i ashpër për Mykhalchenkon dhe baballarët të panumërt ukrainas, të cilët janë ndarë nga familjet e tyre nga lufta me Rusinë, duke hyrë tashmë në muajin e nëntë.

Mykhalchenko, i cili punon në Ukrainë, mundi të rrëmbejë pak kohë me familjen e tij refugjate në Holandë, ndërkohë që po mblidhte ndihma.

Tani, një aplikacion audiobook, “Better Time Stories”, bën të mundur që Olivia të dëgjojë zërin e babait të saj, edhe kur ata janë të ndarë.

Aplikacioni, i cili financohet nga donacione, ofron pesë tituj të zgjedhur për të ndihmuar fëmijët të përpunojnë traumat e luftës dhe synon fëmijët nga 3 deri në 7 vjeç

Mykhalchenko, 41 vjeç, regjistroi veten duke lexuar librin e ri të preferuar të Olivia-s.

Librat interaktivë vijnë me një kod QR që, kur skanohet, hap një aplikacion me një version audiolibri. Aplikacioni gjithashtu lejon familjet të dërgojnë një lidhje në mënyrë që baballarët të mund të regjistrojnë versionin e tyre audio, i cili më pas shfaqet në aplikacion.