AlbanianEnglish

Aplikacioni që “kap” sëmundjen vdekjeprurëse

Një aplikacion i ri mund të ndihmojë në kapjen e hershme të kancerit të gjakut, duke shpëtuar mijëra jetë. Mieloma është një lloj kanceri i gjakut që shfaqet në palcën e eshtrave. Ai prek mbi 24,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit dhe mund të jetë e vështirë për t’u zbuluar pasi simptomat shpesh imitojnë ato të plakjes, të tilla si dhimbja e shpinës dhe lodhja.

Rreth 5,800 njerëz diagnostikohen me këtë sëmundje çdo vit, me tetë që vdesin çdo ditë. Më shumë se 500,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht jetojnë me MGUS, një gjendje beninje që nuk shkakton asnjë simptomë, por duhet të monitorohet përmes testimeve të rregullta dhe takimeve në spital.

Të dhënat nga “Myeloma UK” thonë se gjysma e pacientëve përballen me një pritje prej më shumë se pesë muajsh për të marrë një diagnozë të saktë, por një aplikacion i ri mund të ndihmojë në përshpejtimin e procesit.

Aplikacioni do të përdoret për të monitoruar MGUS dhe kushte si mieloma. Projekti i ri do të kushtojë 2.2 milionë funte dhe do të shohë 4,560 pacientë në katër spitale në Londër dhe Sheffield të kalojnë në konsultime në distancë dhe t’i dërgojnë përditësime ekipit të tyre të kujdesit shëndetësor përmes një ‘kontrolli të simptomave’.

Këto të dhëna më pas do të shikohen së bashku me analizat e tyre të gjakut. Më pas, çdo këshillë përkatëse, si rezultatet e testit, mjekimi dhe informacioni i takimit do të dërgohen drejtpërdrejt në telefonin inteligjent të pacientit përmes aplikacionit.

Aplikacioni do të testohet për tre vjet me shkencëtarët që kanë planifikuar përditësime tremujore të progresit të tij. Mieloma është e pashërueshme, por në shumicën e rasteve është e trajtueshme. Trajtimi synon të kontrollojë sëmundjen dhe të ndihmojë pacientin me cilësinë e përgjithshme të jetës. Aplikacioni, i zhvilluar nga Itecho Health, do t’u ofrojë pacientëve vulnerabël një mënyrë më të shpejtë, më të sigurt dhe më të përshtatshme për të menaxhuar gjendjen e tyre.

You don't have permission to register