Apeli rrëzon zgjedhjet në FSHF, Asambleja e pavlefshme, Duka ishte i pezulluar

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit të Armand Dukës në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kështu me vendimin saj të formës së prerë, Apeli ka rrëzuar zgjedhjet e Federatës kryer më 15 mars.

Apeli ka vendosur që Duka dhe Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, të pezullohen me vendim të formës së prerë.

Gjithashtu, në vendimin e sotëm është vendosur që edhe Asambleja e FSHF-së, e mbajtur të martën, është e pavlefshme bashkë me rishpalljen president të Dukës.

Gjykata i ka cilësuar të drejta akuzat e ngritura, duke  gjetur shkelje të rënda nga Duka dhe Shulku. Në vendimin e saj, Gjykata thotë se shkeljet e realizuara nga Duka dhe Shulku përbëjnë vepër penale.