Apeli rrëzon kërkesën e Dervish Hasit për lirimin nga burgu

Gjykata ka vendosur të lërë në burg kardiokirurgun Dervish Hasi. Ai është i akuzuar për trafikim të të miturve dhe pornografi.

Në seancën që u mbajt ditën e djeshme, ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra.

Ai kërkoi shtyrjen e seancës për t’u njohur me aktet pasi në Gjykatën e shkallës së parë u mbrojt nga avokati Roland Islami.

Kardiokirurgu ka deklaruar duke mohuar se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren duke thënë se me të kishte patur një martesë me të me dëshmitarë, përpos tri grave të tjera.

E mitura ishte vetëm 14 vjeçe kur u njoh me kardiokirurgun Hasi në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej dy vitesh vazhdonte i lidhur me të.