Anxhela Bregu shqiptarja pjesë e drejtorisë së përgjithshme të teatrove Turke

Anxhela Bregu është nja nga shqiptarët e shumë të cilët jetojnë dhe punojnë pej vitesh në diasporë. E  vendosur prej vitesh në Turqi, ku gjatë studimeve të saj vendosi që universitetin e nisur në Itali për marrëdhënie ndërkombëtare dhe shkencore ta përfundojë në Ankara. Atje ajo krijoj rrjetin e saj shoqëror dhe të krijonte kështu familjen e saj dhe të kishte shumë sukses në aspektin profesional.

Në Turqi aktualisht Anxhela punon në drejtorinë e përgjithshme të teatrove turke duke qenë kështu e përfshirë si koordinatore e festivaleve ndërkombëtare në departamentin me jashtë. Ndihmesa e saj më e madhe ishin dhe shoqatat shqiptare me të cilat sot organizojnë aktivitete të ndryshme për të ruajtur kulturën dhe traditën e vendlindjes.

Vështira më e madhe për të ishte gjuha, por leximi i librave e bëri që të ishte e integruar më tepër  me kulturën Turke që në dukje ishte e ngjashme me atë shqiptare por përsëri disa vende bënin diferencën.