
Anulohet fluturimi i emigrantëve nga Britania drejt Ruandës
Fluturimi i parë i Mbretërisë së Bashkuar që do të çonte azilkërkuesit në Ruandë nuk u ngrit siç ishte planifikuar të martën pas një ndërhyrjeje 11-orëshe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
I përqeshur nga kundërshtarët, organizatat bamirëse dhe udhëheqësit fetarë si “i turpshëm”, plani i qeverisë britanike u përball me një sërë sfidash ligjore.
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 28,500 klandestinë u kapën në Britani me varka të vogla vitin e kaluar.
Qeveria britanike thotë se marrëveshja prej 148 milionë dollarësh që ka arritur me Ruandën do të shkatërronte rrjetet e kontrabandës.