Antony Blinken: Ky partneritet me Shqipërinë, më i fortë seç ka qenë ndonjëherë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në vizitën në Tiranë, i kushtoi 3 orë  takimit me Kryeministrin e vendit Edi Rama.

Ajo që dominoi në fjalimin e Blinken ishte vlerësimi që SHBA-të kanë për një nga aleatët e tyre më besnikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që është Shqipëria. Edhe pse në fakt opinionistë të ndryshëm në mediat vendase kanë patur kritika lidhur me axhendën apo edhe mesazhet me mbështetje të hapura ndaj kreut të qeverisë, apo edhe takimi me Veliajn.

Megjithatë, Blinken në konferencën për shtyp tha:

“Nuk mund të filloj tua shpreh sa duhet se sa shumë e çmojmë dhe kjo në fakt është tribunit për ketë vend, për miqësinë që ne kemi, por gjithashtu edhe për kryeministrin i cili është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin në mënyrë që  të përfitojë si populli shqiptar edhe populli në SHBA, madje edhe përtej dhe si aleat kyç i NATO-s, si një zë i rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

Sekretari amerikan i shtetit bëri vlerësim për kreun e qeverisë duke nënkuptuar se me Ramën në krye, partneriteti SHB A-Shqipëri është më i fortë seç ka qenë ndonjëherë.

“Është një partner i jazhtëzakonshëm për SHBA. Ky partneritet është më i fortë seç ka qenë ndonjëherë”.

Pjesë e axhendës ditën e djeshme ishte dhe një darkë, ku do të kishte përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë shqiptare, kjo kjo darkë, që sipas mediave u kërkua nga vetë Rama u anulua në momentet e fundit për shkak të impenjimeve të Blinken.

Kryeministri Rama tha:

Natyrisht që nuk mund të mos e ndaj me publikun keqardhjen që mes një darke me ne dhe një darke në Mynih, ku do të niseni menjëherë, ju zgjodhët ushqimin jo aq të shijshëm gjerman, por ne tonën e bëmë. Darkën e kishim gati!“.